Zbardhet dosja e kreut të KPP, zyrtarja: I shërbeva si mik. Ne firmën, ata lekët

Është zbardhur përgjimi i anëtares së pandehur të Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, që implikon kreun e këtij institucioni, Jonaid Myzyrin, për aferën e tenderit 2.3 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës 58.7 km “Shpal – Ura e Repsit”.
Në bisedat e përgjuara nga SPAK, pjesë të dosjes hetimore, Skeja tregon se kishte garanci nga Myzyri për firmat që do të vendoste.
Ajo thotë në një bisedë me nënën e saj: “Ai na mbajti kështu, që krijuam besim që ne jemi miqtë e atij, edhe rrimë të qetë. Na ofroi mori informacionesh. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur.”
Skeja gjithashtu zbulon mënyrën sesi veprohej me firmat dhe paratë, duke thënë: “E dua edhe pikë, e dua kështu, firmos ne, të gjithë si delet. Shkonim ku të na thërrisnin, rresht. Firmën ne, e lekët ata.”
Hetimet e SPAK zbulojnë edhe një ngjarje që lidhet me një grabitjen e 200 mijë eurove në shtëpinë e Lindita Skejës në një fshat të Librazhdit dhe marrjen peng të vëllait të saj, një rast që hetuesit po e lidhin me dyshimet për korrupsion në KPP.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




