Fluks në Kakavijë, mbi 7700 shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit

Aktualitet | 1 vit më parë

Në pikën kufitare të Kakavijës është regjistruar një fluks i shtuar udhëtarësh gjatë 24 orëve të fundit, ku kanë kaluar gjithsej 7,761 shtetas, nga të cilët 4,407 persona kanë hyrë në vend dhe 3,342 kanë dalë drejt Greqisë. Bashkë me ta janë përpunuar edhe 2,544 mjete, prej të cilëve 1,444 në hyrje dhe 1,098 në dalje.

Për të përballuar volumin e lartë të lëvizjes dhe për të shmangur pritjet e gjata, Policia e Kufirit po punon me 6 sportele aktive, 3 për hyrje dhe 3 për dalje. Autoritetet greke nga ana tjetër janë duke operuar me 4 sportele, përkatësisht 2 për hyrje dhe 2 për dalje.

Sipas burimeve zyrtare, kulmi i hyrjeve është shënuar në orët e para të mëngjesit, për shkak të mbërritjes së linjave ndërkombëtare të autobusëve, që sjellin emigrantë dhe udhëtarë drejt vendit.

Ndërkohë, në pikën tjetër kufitare “Tre Urat” në Përmet, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme. Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 308 shtetas – 169 në hyrje dhe 139 në dalje – si dhe 160 automjete, nga të cilat 84 në hyrje dhe 76 në dalje.

Autoritetet kufitare vijojnë punën në gatishmëri të plotë për të përballuar fluksin, sidomos gjatë sezonit turistik, kur lëvizjet pritet të jenë edhe më të larta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme