Shqipëria drejt një ligji për lobimin, Ministrja Pirdeni: Hap i rëndësishëm për transparencën dhe integrimin në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adela Pirdeni, njoftoi të hënën se Shqipëria po bën një hap të rëndësishëm drejt hartimit të një ligji për lobimin, një nismë e re për vendin. Ajo e konsideroi këtë proces si një zhvillim kyç për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.
Pirdeni ndau në rrjetet sociale detaje nga tryeza e organizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës, ku u diskutuan përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira që do të shërbejnë si bazë për hartimin e projektligjit. Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues nga autoritetet publike, institucionet e pavarura dhe ato qendrore.
Sipas ministres, “rregullimi ligjor i lobimit është thelbësor për të forcuar integritetin në procesin e vendimmarrjes publike dhe për të përmbushur detyrimet e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”.
Pirdeni shprehu mirënjohjen për Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.























