Vlorë- Tre zjarrfikës përfundojnë në spital nga zjarri në Dukat, flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit

Kronikë | 1 vit më parë

Tre zjarrfikës nga Vlora janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë shfaqur shenja lodhjeje, dehidratimi dhe asfiksie nga tymi, gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë malin e Dukatit. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ata ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore.

Zjarri, i cili është riaktivizuar prej tre ditësh, vijon të jetë jashtë kontrollit. Ai ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe po përhapet me shpejtësi, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Në terren, përveç forcave zjarrfikëse, ndodhen edhe forca të ushtrisë. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe kanë lëshuar një thirrje për kujdes në zonat e prekura, duke u kërkuar banorëve të jenë vigjilentë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme