Rama u bën thirrje qytetarëve: Aplikoni për punë në bashki, është koha të fuqizojmë kontributet për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje publike qytetarëve të aplikojnë për pozicione drejtuese në bashki, si pjesë e një nisme për të sjellë prurje të reja dhe për të forcuar mirëqeverisjen vendore.
Sipas Ramës, ky është një hap thelbësor për të “fuqizuar kontributet e bashkive për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se disa nga bashkitë që kanë hapur tashmë thirrjet publike janë Durrësi, Shkodra, Korça, Dibra, Fieri, Lushnja dhe Elbasani. Ai shtoi se Bashkia e Vlorës, e cila e nisi këtë proces e para, tashmë ndodhet në fazën e intervistave me kandidatët e interesuar.
Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar një strukturë e re organizative për bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë, sipas tij, do të adoptohet edhe nga bashki të tjera, me qëllim forcimin e “shtyllave bazë të mirëqeverisjes vendore”.
“Aplikoni me kurajo dhe besim,” i inkurajoi Rama qytetarët, duke e lidhur këtë proces me aspiratën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së deri në vitin 2030.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



