Abissnet Superiore në RTSH: Ardit Toli firmos me Teutën

Teuta vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri të kampionatit Abissnet Superiore. Klubi durrsak njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Ardit Toli, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos.
“Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Ardit Toli është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 28-vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Dinamo City”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Teuta është treguar shumë aktive në merkato dhe deri më tani ka afruar në skuadër Sebastian Gonzales Zelën, Dokën, Shalën, Qaqin, Përgjonin dhe Selmanin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



