Ambasada e SHBA-së: Kosova ka potencialin të bëhet kontribuuese kyç në sigurinë globale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se Kosova ka potencialin që të shndërrohet në një nga kontribuuesit kyç në sigurinë globale.
Ambasada thekson se rëndësinë strategjike të zhvillimit të industrisë mbrojtëse në vend, duke shkruar se një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet. Ndërsa është shprehur që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.
“Krenar që i bashkohemi Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribuues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




