Orkestra e RTSH koncert në Parkun Rinia, në program, kolona zanore të filmave shqiptarë
Një mbrëmje të veçantë me muzikë nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptarë do të sjellë koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar në Parkun Rinia në Tiranë. Nën drejtimin e maestros Gridi Kraja, Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar do të vijë me nostalgjinë për filmat shqiptarë të realizuar nga kinematografia.
“Orkestra vjen me këtë model koncertesh, ashtu si orkestrat më të mira të botës që mbyllin sezonin dhe pas sezonit zhvillojnë koncerte ‘open air’. Është një model shumë i bukur. Ne kemi një pasuri shumë të madhe — kemi arkivën e muzikave të filmit që e kemi bërë vetë. Kjo orkestër ka firmën e vet, dhe nesër do të kemi këtë koncert, në repertorin e të cilit do të jenë kolonat zanore të filmave të kompozitorëve shqiptarë: Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lala. Me dy frazat e para që luan orkestra, njerëzit reagojnë dhe kjo është një gjë shumë e bukur, që na jep kënaqësi si ne që interpretojmë, edhe dëgjuesve”, tha Blerta Ristani, drejtoreshë artistike.
Emocionet e kinemasë do të vijnë përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, ku fuqia e muzikës simfonike do të jehojë më 24 korrik, në orën 20:00, në Parkun Rinia në Tiranë, ku pritet me emocion nga publiku artdashës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




