Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Rritje të kontrollit dhe masa të reja ligjore

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se tashmë ka mbërritur një tjetër inovacion të qeverisjes, siి është Kryeinspektoriati Digjital të Territorit.
Rama ka shpërndarë videon e cila tregon një fragment të shkurtër të informacionit që ky “Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit”.
Sipas Ramës, me Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit do të ketë masa të reja ligjore për kontrollin e territorit dhe se do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor.
Kryeministri shpjegon më tej se ky kontroll do të nisë nga ndërtimet tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.
“Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.
Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.
Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




