Përleshje të ashpra mes Tajlandës dhe Kamboxhias, më shumë se 14 të vrarë dhe mbi 100,000 të evakuuar

Azi | 1 vit më parë

Përleshjet e armatosura midis Tajlandës dhe Kamboxhias kanë hyrë në ditën e dytë, duke shkaktuar viktima dhe një krizë humanitare në rritje. Zyrtarët nga të dy vendet konfirmuan shkëmbimin e zjarrit përgjatë kufirit të tyre lindor, me të paktën 14 persona të vrarë në Tajlandë, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik tajlandeze.

Më shumë se 100,000 banorë janë evakuuar nga zonat e konfliktit në provincat Ubon Ratchathani dhe Surin, ndërsa autoritetet ushtarake tajlandeze paralajmërojnë qytetarët të shmangin zonën kufitare. Tensionet kanë qenë të larta që nga maji, kur një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje në Trekëndëshin e Smeraldit, një zonë kufitare e kontestuar mes Tajlandës, Kamboxhias dhe Laosit.

Shkaku i konfliktit lidhet me pretendimet e mbivendosura për kufirin 800 kilometra, të përcaktuar pjesërisht gjatë periudhës koloniale franceze në Kamboxhia, dhe për disa objekte fetare me rëndësi arkeologjike.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat mbajnë lidhje strategjike me të dy vendet kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të menjëhershme të tensioneve.

Ky përshkallëzim i fundit vjen pas plagosjes së pesë ushtarëve tajlandezë në një shpërthim mine tokësore një ditë më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme