SPAK dhe Policia e Shtetit trajnohen për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike me ndihmën e SHBA-së

Kronikë | 1 vit më parë

Dymbëdhjetë specialistë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë përfunduar këtë javë një kurs të specializuar mbi “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”.

Kjo nismë, e njoftuar sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, synon të forcojë kapacitetet e drejtësisë shqiptare në fushën e hetimeve kibernetike.

Trajnimi u zhvillua nën kujdesin e Zyrës së Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit Amerikan, nëpërmjet Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Amerikane. Gjatë kursit, specialistët shqiptarë u thelluan në hollësitë e sistemit operativ Mac dhe praktikuan aftësi të rëndësishme për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike digjitale. Këto aftësi janë thelbësore për mbledhjen e provave dhe mbështetjen e hetimeve komplekse kibernetike.

Ambasada Amerikane theksoi se ekspertiza dhe udhëheqja e Shteteve të Bashkuara në teknologji janë kyçe për mbrojtjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj nga kërcënimet kibernetike gjithnjë në rritje.

Ky trajnim është një dëshmi tjetër e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të mbështetur Shqipërinë në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në botën digjitale.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme