Sulm me thikë në një market në Michigan, 11 persona të plagosur

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në një supermarket në Michigan, SHBA. Autori i dyshuar, një 42-vjeçar nga Michigan, u arrestua nga forcat e rendit pak minuta pas ngjarjes.
Sherifi i Qarkut Grand Traverse, Michael Shea, tha në një konferencë për shtyp se nuk ka të dhëna që të sugjerojnë përfshirjen e personave të tjerë.
“Duket se ka qenë një akt i rastësishëm”, tha ai.
Nga të plagosurit, tre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas autoriteteve, gjashtë janë meshkuj dhe pesë femra.
Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “lajm të tmerrshëm”. Ajo tha se ishte në kontakt me forcat e rendit dhe shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të ekipeve të ndihmës së parë.
“Mendimet tona janë me të plagosurit dhe komunitetin që po përjeton këtë akt brutal dhune”, u shpreh Whitmer.
Hetimet për motivet e mundshme të sulmit vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




