SHBA- Sulm me armë në Midtown Manhattan, vriten 4 persona, mes tyre dhe një polic

Amerikë | 1 vit më parë

Një sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Midtown Manhattan, ku një person ka qëlluar për vdekje mbi 4 qytetarë, mes të cilëve edhe një polic.

Ngjarja nisi në hollin e kullës Park Avenue në Midtown Manhattan, më pas u zhvendosën në zyrat e katit të sipërm të një kompanie menaxhimi, ndërsa autori i sulmit është ngjitur me ashensor për në katin e 33-të ku kreu edhe vetëvrasje.

Autori është identifikuar si 27-vjeçari Shane Tamura nga Las Vegasi, me një historik të gjatë me sëmundjen mendore.

Shefja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, bëri me dije se Tamura ka udhëtuar me makinë drejt Nju Jorkut pak ditë përpara aktit tragjik.

“Besohet se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe hetuesit ende nuk kanë përcaktuar një motiv të mundshëm për të shtënat. Gjakderdhja mori fund kur personi i armatosur qëlloi veten për vdekje në gjoks”, u tha Tisch gazetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme