Berisha: Zgjedhjet e 11 majit një farsë. Qindra mercenarë marrin rroga për të bërë patronazhistin

Politikë | 1 vit më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët ka komentuar ngjarjet e fundit politike, duke e cilësuar zgjedhjen e 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” që konsolidoi narkoregjimin në Shqipëri.

Sipas tij, këto zgjedhje përfaqësojnë një hap vendimtar drejt konsolidimit të një “narkodiktature” në Shqipëri, ku vota e qytetarëve është zhvlerësuar tërësisht dhe pushteti bazohet, siç u shpreh ai, në “vullnetin e padrinos,. 

Berisha akuzoi institucionet dhe drejtësinë si të kapura nga pushteti, duke përmendur emra konkretë si Altin Dumani dhe Erind Gjoka, të cilët i cilësoi si “mercenarë” në shërbim të kryeministrit. 

“Ky është një shtet ku nuk ekziston më Kushtetuta, ligji apo marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi Berisha, duke shtuar se drejtësia është shndërruar në një “armë të verbër të narkodiktatorit”.

“Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri.

Sali Berisha tha se opozita disponon regjistrat e dhjetëra mijëra personave që i cilësoi si “mercenarë elektoralë”, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve për të kryer shërbime politike në favor të mazhorancës.

“Të gjithë këta janë të punësuar në administratë, institucione të ashtuquajtura të pavarura, polici, gjykata, prokurori apo ndërmarrje publike. Ata kryejnë një krim elektoral duke u përdorur si policë elektoralë, patronazhistë, e duke ushtruar presion mbi votuesit,” tha Berisha.

Ai përmendi rastin e njohur si “Laptopi i Lubisë” në Fier, ku sipas tij, ndodhen të dhëna të detajuara për pozicionet e punës të këtyre individëve që, siç tha, janë përdorur në fushatën elektorale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme