Konflikti i interesit, ligji i ri dhe roli i familjarëve të zyrtarëve

Politikë | 1 vit më parë

Një nga projektligjet e para me të cilat do të merret Parlamenti në shtator do të jetë ai “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Projekti i ri do të jetë një sintezë e propozimeve që erdhën nga komisioni i drejtuar prej Fatmir Xhafajt, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, nga disa organizata të shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës.

Për shkak të procesit të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Shqipëria ka detyrimin të përcaktojë qartë në një ligj të ri se cilat institucione do të preken dhe cilët persona do i nënshtrohen këtij mekanizmi kontrollues.

Sipas ekspertëve, është e nevojshme që ligji i ri të jetë i thjeshtë dhe i zbatueshëm lehtësisht, dhe të zgjidhë njëherë e mirë paqartësitë që janë krijuar ndër vite se kur merr vlerë ligjore togfjalëshi “konflikt interesi”, cilët janë personat që cilësohen si të lidhur me zyrtarët e shtetit apo funksionarët publikë të zgjedhur dhe, mbi të gjitha, si përkufizohet ekuilibri ligjor mes interesave private dhe atyre të drejtuesve shtetërorë e familjarëve të tyre.

Projektligji i ri është premtuar se do të jetë në harmoni me ligjin ekzistues për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme