Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje lokale shiu

Aktualitet | 1 vit më parë

Ditën e sotme (30 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. 

Reshje shiu te herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.  Deti do të jetë me valëzim 1 deri në 2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme