Dy objekte arsimore në Lezhë të përfunduara falë Programit EU4Schools

Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri bën me dije se këto dy institucione arsimore janë: shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”; dhe shkolla 9-vjeçare & kopshti “Fran Ivanaj”, Ishull-Shëngjin.
Pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) ka siguruar mjedise më të sigurta dhe bashkëkohore për afro 1.000 nxënës, fëmijë dhe mësues të këtyre dy institucioneve, si dhe 68.000 banorë të komuniteteve të prekura.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP-ja në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-ës, duke ndikuar në jetën e mbi 25.000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




