Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Bashkëpunimi ndërparlamentar, çelësi për paqe dhe drejtësi globale

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka deklaruar se bashkëpunimi ndërparlamentar është tejet i rëndësishëm në një kohë kur sfidat globale kërkojnë solidarirtet e veprim të përbashkët.

Në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve, në Zvicër, Spiropali vuri në pah rolin aktiv të Kuvendit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përmendur miratimin e rezolutës për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Si parlamentarë duhet të jemi në pararojë në përballje me çdo formë rreziku e sfide që rrezikon shoqëritë tona.

Kuvendi i Shqipërisë një prej parlamenteve të para që miratoi pr.rezolutën për mbështetjen e sovranitetit e integritetit territorial të Ukrainë. Kemi luajtur rol aktiv në organizmat ndërkombëtare, duke denoncuar agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Vështirë të gjendet një kohë tjetër ku bashkëpunimi ndërparlamentar për paqen, sigurinë, drejtësinë dhe mirëqenien të jetë kaq i domosdoshëm dhe kritik sa në kohët e sotme.

Përballja me sfidat globale, nga shkeljet e sovranitetit të shteteve te ndryshimet klimatike dhe pabarazitë shoqërore, kërkojnë një angazhim të palëkundur ndaj multilaterizmit dhe bashkëpunimit ndërparlamentar“, deklaroi ajo.

Spiropali vuri theksin te nevoja urgjente për krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe progres.

Ajo nënvizoi sfidat globale që përballen vendet e botës, duke përmendur shkeljet e sovranitetit, ndryshimet klimatike dhe pabarazitë shoqërore, dhe theksoi nevojën për një angazhim të palëkundur ndaj multilaterizmit dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ajo deklaroi se Shqipëria mbetet e hapur për bashkëpunime ndërkombëtar dypalëshe e shumëpalëshe me qeveritë e vendeve aleate e fqinje, si dhe me organizata ndërkombëtare.

“Vendi im i cili pak më shumë se 3 dekada më parë ishte vendi më i izoluar në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshjet ndërkombëtare përbëjnë 37% të akteve ligjore. Përballja me sfidat globale, nga shkeljet e sovranitetit të shteteve te ndryshimet klimatike dhe pabarazitë shoqërore, kërkojnë një angazhim të palëkundur ndaj multilaterizmit dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, shtoi ajo teksa bëri thirrje për veprim të përbashkët për të garantuar që ligjet dhe politikat publike të kontribuojnë në krijimin e një rendi botëror më të drejtë dhe më paqësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme