Qeveria paketë mbështetëse për dëmet nga zjarret në bujqësi dhe banesa
Qeveria shqiptare do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve nga zjarret që kanë përfshirë vendin përgjatë javëve të fundit.
Kjo paketë do t’u vijë në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga zjarret në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Lajmi është komunikuar në një konferencë nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Ministri Vengu u shpreh se zjarret që kanë përfshirë vendin tonë në javët e fundit, kanë prekur 12 banesa, 1 objekt kulti, 1 nënstacion energjie, si dhe 3 stane.
“Janë evituar fatkeqësi në jetë njerëzish dhe janë minimizuar dëmet. Të prekur: 12 banesa; 3 stane; 1 objekt kulti; 1 nënstacion energjie”, tha Vengu.
Nga ana e saj, ministrja Denaj deklaroi se Delvina ka qenë një prej zonave më të prekura nga zjarret në pjesën e bagëtive e koshereve të bletëve. Ajo shtoi se qeveria do të vijë me një paketë mbështetëse për rivitalizimin e një sipërfaqe toke prej 29 mijë hektarësh me të mbjella.
“Në zonën e jugut, zona e Delvinës më e prekura në pjesën e bagëtive dhe kosheret me bletë, 8 stane. Po vlerësojmë nevojën për ushqim në zonën jugore dhe veri-lindore.
Është mundësuar furnizimi me bazë ushqimore për bagëtitë, janë shpërndarë 20 tonë dhe kemi kapacitet shpërndarje prej 100 tonë.
Është një sipërfaqje toke prej 29 mijë hektarë, po mendojmë një paketë mbështetëse për të rivitalizuar këtë pjesë me të mbjella”, tha Denaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



