Korçë- Kontrabandoi nga Greqia 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë, arrestohet 39-vjeçari dhe 4 veterinerë

Kronikë | 1 vit më parë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 39-vjeçarin G.M., i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Matrikulli”, të zhvilluar një javë më parë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e kapën dhe e ndaluan shtetasin, banues në Bilisht, pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Korçës.

Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas Policisë, G.M. dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë. Më pas, në bashkëpunim me katër veterinerë të arrestuar gjatë operacionit “Matrikulli” më 23 korrik, ai dyshohet se i ka matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët me matrikulla të marra nga zyra e veterinarisë në Devoll.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme. Arrestimi i 39-vjeçarit është pjesë e vazhdimit të operacioneve për kapjen e shtetasve në kërkim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme