Hamasi: Do lejojmë ndihmat për pengjet nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore

Akuzave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Hamasi po “u pret bukën” pengjeve izraelite “siç bënin nazistët me hebrenjtë”, i është përgjigjur edhe vetë grupi palestinez i cili kontrollon Gazën.
Hamasi u shpreh se ishte gati të koordinohej me Kryqin e Kuq për të shpërndarë ndihma për pengjet që mban në Gaza, nëse Izraeli lejon hapje e përhershme të korridoreve humanitare dhe ndalon sulmet ajrore gjatë shpërndarjes së ndihmave.
Hamasi, deri më tani, u ka ndaluar organizatave humanitare të kenë çdo lloj aksesi te pengjet, ndërsa ka publikuar më herët video ku ato duken tepër të dobësuar dhe gjendje shëndetësore të rënduar. Më herët kryeministri Netanyahu i kishte kërkuar Kryqit të Kuq t’u jepte ndihmë humanitare pengjeve izraelite në Gaza.
Videot e publikuara të pengjeve u kritikuan nga fuqitë perëndimore dhe izraelitët. Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të ishin ndër vendet që shprehën zemërim dhe ministria e jashtme e Izraelit njoftoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë të posaçme mbi çështjen e situatës së pengjeve në Gaza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




