Turi veror i Teatrit të Kukullave vjen me kalendar të pasur shfaqjesh në të gjithë Shqipërinë

Kulturë | 1 vit më parë

Pas sezonit të suksesshëm të shfaqjeve të realizuar nga Teatri Kombëtar i Kukullave, nuk janë ndalur shfaqet për vogëlushët edhe në këto të ditë të nxehta duke qenë pranë tyre nëpër sheshe me kukullat që flasin kërcejnë e bëjnë çudira duke argëtuar spektatorin e vogël.

Muaji korrik  ishte i mbushur me shfaqe dhe argëtim dhe ashtu premton të jetë edhe muaji gusht qe vjen me një kalendar të pasur artistik pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

“Teatri nuk e ka ndalur asnjëherë punë, këtë vit jemi munduar që të shkojmë në vende, qytete ku nuk kemi qenë më parë dhe impakti ka qenë fantastik dhe shfaqjet janë pa pagesë”, u shpreh Melsi Qirici, drejtoreshë e Teatri Kombëtar të Kukullave.

E pas këtij sezoni veror gjithë argëtim nisin dhe ditët e hapura të Qendrës Kombëtare te Kulturës për Fëmijë, aty ku fëmijët dhe prindërit do të njihen me gamën e gjerë të kurseve të artit që zhvillohen në këtë qendër .

“Po punojmë për të sjellë ditët e hapura dhe ka shumë interes”, tha ajo.

Ndërkohë që muaji shtator në Teatrin e Kukullave do të nis furishëm me shfaqe premiere ku do rikthej  pas 40 vitesh shfaqen e suksesshme “Zemërimi i shkronjave”, një shfaqe teatrale për fëmijë e viteve 80 e cila ka ngjallur interesin jo vetëm të fëmijëve por edhe prindërve që mezi presin të shohin në skenë personazhet e tyre të dashura të fëmijërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme