Ekzekutimi në Vaun e Dejës, 65-vjeçari ishte dënuar më herët me 25 vjet burg për vrasje
Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.
Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua, por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu. Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua sërish në vitin 2006, ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2 vite më parë. Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar.
Pas daljes nga burgu, 65-vjeçari ishte braktisur nga familja e tij, gruaja dhe fëmijët. Lleshaj jetonte i vetëm dhe merrej me blegtori.
Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor por heton çdo pistë të mundshme. Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë në afërsi të banesës. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e së hënës, kur është qëlluar me armë zjarri.
Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gazetare: Merisa Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



