Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Korçë

Bashkia e Korçës ka nisur një aksion për rregullimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë për të siguruar qarkullimin e lirë në trotuare, rrugë dhe hapësira të përbashkëta. Ky aksion, i cili do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit, ka si qëllim garantimin e rendit dhe funksionalitetit në mjediset urbane.
Iniciativa është pjesë e programit qeveritar “Rilindja Urbane 2.0” dhe po zbatohet nga ekipet e bashkisë në terren.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Bashkisë Korçë, i cili shoqërohet edhe me disa foto, lirimi i hapësirave publike konsiderohet i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe funksionalitetit të bizneseve, në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit. Kjo masë, e nisur në fillim të korrikut, synon të përmirësojë cilësinë e jetës në komunitet në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në zonat turistike.
Aksioni do të jetë në fokus të vazhdueshëm të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.










