Dinamo, trajneri Daja: Në ndeshjen e kthimit mund të bëjmë më mirë

Conference League | 1 vit më parë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka komentuar humbjen 2-1 në Kroaci përballë Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Kemi luajtur me intensitet dhe kemi krijuar disa raste në portën kundërshtare.

Ishte një eksperiencë e mirë për ne pas gati 15 vitesh mungesë në Europë, shumë lojtarë luanin për herë të parë në një kompeticion europian.

Bëmë disa gabime në pjesën e dytë, duke ia dhuruar topin kundështarit. Mund të bënim më mirë, me dalje më të thjeshta në krah, pasi ata po bënin presion në qendër. Ndikuan edhe mungesa e Karambës, apo ikja e Itodos.

Mendoj se humbja 2-1 në fushën e Hajdukut, ekip me shumë eksperiencë në Europë, nuk është keq. Janë edhe 90 minuta. Kemi dhe ndeshjen e kthimit në Tiranë, ku mendoj se mund të bëjmë më mirë. E kemi thënë që favorit është Hajduku, por është e hapur gjithçka dhe ne besojmë.

Kemi aktivizuar lojtarë të rinj në moshë, të cilët fitojnë eksperiencë duke luajtur para kaq shumë tifozësh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme