Abuzimet me energjinë elektrike, 47 procedime penale në 2025-ën, 21 vetëm gjatë verës
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në bashkëpunim me policinë vendore të Shkodrës, përgjatë këtij viti kanë kryer 47 procedime penale, 21 prej të cilave vetëm në sezonin turistik.
Drejtori i OSHEE Rajoni verior, Armando Zhuka ka paralajmëruar çdo subjekt se do të përballet me ligjin në rast të konstatimit të abuzimeve me energjinë elektrike
“Kjo kompani energjinë e blenë dhe normalisht e shesim te klientët tanë dhje do të doja një korrektësi të dyanshme dhe do të lutesha mos të abuzohet me energjinë sepse është vepër penale. Kudo që do konstatojmë vjedhje të energjisë elektrike ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, tha Zhuka.
Ditët e nxehta që po kalon vendi ynë ka shtuar nevojën për konsum të energjisë elektrike, ndërsa nuk kanë munguar edhe avari në rrjetin elektrik, kjo si shkak edhe I zjarreve që kanë përfshirë zonën e veriut . Falë ndërhyrjes në kohë është bërë edhe rikuperimi i defekteve
“Jemi penalizuar me djegien e disa linjave në zonën e Lezhës, Pukës e Fushë Arrzit”
Vera rrit nevojën për konsum të energjisë ndaj edhe tentativat për abuzime janë të larta.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




