Formula 1, shiten të gjitha biletat për garën e 7 shtatorit në Monza

Interesim i madh i tifozëve për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, i cili do të zhvillohet në 7 shtator. Gara e 16-të e kalendarit të botërorit 2025 në Formula 1 do të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme të apasionuarisht të këtij sporti.
Edhe pse duhet ende një muaj që të zhvillohet gara, organizatorët në Monza njoftojnë se biletat për të dielën, 7 shtator, janë shitur tashmë. Kanë mbetur në dispozicion një numër i konsiderueshëm biletash për provat e lira të së premtes në 5 shtator dhe kualifikueset e së shtunës së 6 shtatorit.
Organizatorët e garës së Formula 1 në Monza konfirmojnë se kjo pjesëmarrje e madhe tifozësh ishte e pritur dhe ka shumë të ngjarë të tejkalojë rekordin e pjesëmarrjes së vitit të kaluar. Pas pushimeve të verës, F1 rikthehet në fundjavën e 29-31 gushtit me Çmimin e Madh të Holandës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




