Macron: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e vetë ukrainasve, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre për më shumë se tre vjet. Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Macron theksoi se edhe evropianët janë pjesë e domosdoshme e zgjidhjes, pasi siguria e tyre varet drejtpërdrejt nga kjo situatë.
Deklarata e Presidentit francez vjen pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer. Në mesazhin e tij, Macron theksoi angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, duke punuar “në frymën e unitetit dhe duke vazhduar punën e bërë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




