Rama publikon pamjet e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në Vlorë, paralajmëron masa të reja për shkelësit e ligjit

Aktualitet | 1 vit më parë

Nisma për lirimin e hapësirave publike, një veprim që i paraprin planit të qeverisë për “Rilindjen Urbane 2.0”, po vazhdon në të gjitha bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën në rrjetet sociale pamjet e një aksioni të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Vlorë, ku po shembet një ndërtesë shumëkatëshe e paligjshme, e ndërtuar buzë detit.

Rama theksoi se ky aksion është një përgjigje për “ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”. Ai pohoi se kjo ndërtesë nuk është as e para, as e fundit që shkatërrohet për shkak të paligjshmërisë.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se janë duke u zhvilluar edhe procese të tjera sekuestrimesh në Vlorë dhe në qytete të tjera, për shkelje të rënda të lejeve të ndërtimit.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të miratohet një paketë e re masash, e cila do të shërbejë si një “mesazh i qartë” për të gjithë shkelësit e ligjit, por edhe për ata që i mbyllin sytë para shkeljeve.

Sipas tij, do të miratohet njëkohësisht edhe pakoja e re e masave që do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e para dhe as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit”, shkruan Rama.  

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili nisi në fillim të korrikut, ka si qëllim të lirojë trotuaret dhe ambientet e zaptuara nga bizneset, duke përmirësuar cilësinë e jetës në komunitet dhe funksionalitetin e qyteteve, jo vetëm në zonat turistike, por në të gjithë vendin.

Rama bëri me dije se po hartohet edhe një Rregullore Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që mund të shfrytëzohen nga bizneset.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme