Konkurset për degët e arteve – Në Shkodër dy programe studimi: Muzikë dhe Arte Pamore
Departamenti i Arteve pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka çelur procesin tre-ditor të regjistrimit për konkurset e pranimit të kandidatëve në dy programet e studimit që ofrohen: Muzikë dhe Arte Pamore.
Sipas drejtuesve të departamentit, në aplikimet për vitin e ri akademik, rreth 200 kandidatë për studentë kanë përfshirë edhe programet departamentit te arteve, ndërsa numri i pranimeve pritet të jetë ne nivelin e viteve të mëparshme.
“Në departamentin e arteve, ne ofrojmë dy programe studimi Bachelor, pikturë dhe grafikë në fushën e artëve pamore dhe pedagogji muzikore në fushën e muzikës. Të dy këto programe studimi zhvillohen me konkurs. Pritshmëritë …. besoj ne kemi krijuar një lloj stabiliteti përsa i përket prurjeve të studentëve, viteve të fundit, rreth 10-15 studentë në vit. Shpresoj që edhe këtë vit, tendenca do jetë e ngjashme”, tha Rubin Mandija, drejtuesi i Departamentit të Arteve, UNISHK.
Risia vitit te ri akademik, nga departamentin i arteve, qëndron në rritjen e kapaciteteve akademike dhe të praktikave profesionale, duke i ofruar studentëve më shumë mundësi zhvillimi.
“Një kompletim që i kemi bërë studios së fotografisë, besoj është një risi pozitive. Shpresojmë shumë në ngritjen e një laboratori multimedia, qoftë për arte pamore qofte për studio muzikore”, tha Mandija.
Vitin e kaluar akademik, mbi 100 ishte numri i studentëve në degët e Departamentit të Arteve, në të dy ciklet e studimit: Bachelor dhe Master Profesional
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



