Pasojat e zjarreve në ekosistem – Po shkatërrohen pyje e kullota, kërkohet ndërgjegjësim qytetar
Zjarret e këtyre ditëve në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, kullota, mjedis dhe në ekonominë e banorëve.
Inxhinieri i pyjeve, Gligor Dushi, flet mbi shkaqet dhe pasojat në zjarreve në ekosistemet natyrore.
“Flakët e zjarrit kanë përfshirë jo vetëm banesat, jo vetëm kafshë shtëpiake, por edhe sipërfaqe tepër të mëdha pyjore, me pyje të larta, të cilat duan shumë kohë të rikthehen si ishin. Sipërfaqe të tëra habitatesh që instalojnë faunën e egër po na zhduken. Po na zhduken thëllëzat, lepuri, gjithçka që kemi në këto habitate. Po na dëmtohet e ardhmja!” thotë inxhinieri i pyjeve.
Dushi bën një apel të fortë për komunitetin që të tregojë kujdes dhe të bashkëpunojë me autoritetet për të parandaluar zjarrvëniet dhe për të mbrojtur mjedisin.
“Kujdes o njerëz! Ta ruajmë këtë tokë. Nuk është vetëm pasuria, jeta jonë. Është e ardhmja jonë,” apelon z. Dushi.
Vetëm gjatë këtij viti, rajoni jugor ka regjistruar një numër të konsiderueshëm zjarresh me pasoja të rënda për pyjet dhe kullotat, dhe jo vetëm.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




