80-vjetori i Fitores ndaj Japonisë, Mbreti Charles flet për konfliktet e sotme globale dhe “koston e vërtetë” të luftës

80 vite nga mposhtja e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka theksuar se nuk duhet harruar kurrë “shërbimi dhe sakrifica e brezit të luftës, dhe çfarë ajo në mëson për sa i përket nevojës për bashkëpunim ndërkombëtar”.
Mesazhi i tij, i regjistruar në fillim të këtij muaji, ishte i njëjtë në përmbajtje me atë që mbajti gjyshi i tij, Mbreti George VI, në fund të luftës në vitin 1945, por edhe si mesazhi me rastin e përvjetorit të sivjetëm për Ditën e Fitores së Europës, në muajin maj.
“Shtetet dhe komunitetet që nuk kishin luftuar asnjëherë më parë mësuan që të koordinojnë përpjekjet nëpër distanca të mëdha, besime dhe kultura të ndryshme. Së bashku ata treguar se në kohëra lufte dhe në kohëra paqeje, armët më të mira se gjithçka nuk janë armët që mban me vete, por krahët që bashkojmë. Ky mbetet mësimi jetik për kohërat tona,” tha Mbreti Charles.
Shenjat se Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit u dhanë në maj të vitit 1945, kur mbaruan luftimet në Europë, por Japonia vazhdoi të qëndrojë kundër Forcave Aleate deri në gushtin e atij viti, kur SHBA-ja hodhi bomba atomike në qytetet e Hiroshimës dhe Nagasakit. Monarku anglez theksoi se Hiroshima dhe Nagasaki paguan një “çmim të jashtëzakonshëm” në aktin final të Luftës së Dytë Botërore, të cilin ai u shpreh se asnjë shtet tjetër nuk shpreson që ta përsërisë.
Në muajin gusht, Mbreti Charles priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kështjellën e tij, për t’i treguar mbështetjen për Ukrainën në luftën përballë Rusisë.
“Kostoja e vërtetë e luftës shtrihet përtej fushëbetejave dhe prek çdo aspekt të jetës; një tragjedi që na e tregojnë fare hapur konfliktet në botën e sotme,” theksoi Mbreti Charles në mesazhin e tij.
Të premten në mbrëmje, shumë godina dhe vende nëpër Britaninë e Madhe, sikurse pallati mbretëror, Godinat e Parlamentit, Kulla e Londrës do të ndriçohen për të shënuar përvjetorin e Fitores ndaj Japonisë. /Sky News
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




