Proda: Ekspertët italianë, kontribut vendimtar për forcimin e partneritetit mes agjencive ligjzbatuese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar me letra mirënjohjeje ekspertin për sigurinë pranë Ambasadës Italiane, Drejtuesin e Parë Salvatore Gava, si dhe zv.brigadierin e Guardia di Finanza, Ferdinando Rucco, në përfundim të misionit të tyre në Shqipëri.
Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, zv.ambasadorit të Italisë, Luigi Mattirolo, ekspertit të Guardia di Finanza në Ambasadën Italiane në Tiranë, Kolonel Giampiero Carrieri, Komandantit të Njësisë së Kufirit Detar të Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Francesco Della Corte, dhe përfaqësuesit të Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Ambasadën Italiane në Tiranë, Michele Accalai, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i Drejtuesit të Parë Salvatore Gava dhe i zv.brigadierit Ferdinando Rucco.
Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda theksoi se, puna e tyre gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri, ka qenë vendimtare për forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional mes agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve.
Proda iu dorëzoi atyre letra mirënjohjeje në emër të Policisë së Shtetit, duke i cilësuar si dy miq të çmuar të saj.
Salvatore Gava dhe Ferdinando Rucco falënderuan për vlerësimin dhe theksuan se bashkëpunimi me Policinë shqiptare ka qenë i suksesshëm, si dhe i ndërtuar mbi besueshmëri dhe profesionalizëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




