Lezha feston “Ditën e Shtegtarit”, emigrantë e qytetarë u bashkuan në shesh me këngë e valle
Në Lezhë u festua “Dita e Shtegtarit”, një traditë kushtuar emigrantëve që jetojnë jashtë vendit. Më 15 gusht, sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë dhe emigrantë të ardhur për pushime pranë familjarëve.
Atmosfera u gjallërua me muzikë dhe aktivitete kulturore, që të pranishmit i panë si një mënyrë të bukur për t’u bashkuar me vendlindjen.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se kjo është një nga festat më të rëndësishme për qytetin, pas 15 netëve me aktivitete artistike në shesh.
“Kjo është një ditët më të rëndësishme të këtij qyteti pasi kulmon me pritjen e emigrantëve të cilët kthehen në qytetin e tyre për pushime. Pjesëmarrja është çdo vit në rritje”, tha Ndreu.
Festa zgjati deri në mesnatë, ndërsa emigrantë të shumtë u pritën edhe nga kryebashkiaku, duke forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




