Ministri Vengu: Zjarret në Fushë Arrëz nën kontroll, helikopterët shqiptarë dhe nga Emiratet ndihmojnë në ndërhyrjen ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit, duke theksuar se falë ndërhyrjes ajrore me helikopterë, flakët janë vendosur nën kontroll.
Në një postim në rrjetet sociale, Vengu ka vlerësuar bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe trupave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të kontrolluar flakët”, shkruan ai, duke përshëndetur punën e “heronjve të qiellit” që, sipas tij, ulën ndjeshëm intensitetin e vatrave dhe u erdhën në ndihmë banorëve e natyrës në zonat e gjelbëruara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




