“Festa e brezave” gjallëron Orikumin. Traditat, gatimet dhe muzika bashkojnë banorët dhe turistët në qytet

Aktualitet | 1 vit më parë

Tradita e zonës së Orikumit u përcoll në një mbrëmje plot shije, ngjyra dhe përjetime.

Në këtë aktivitet të takimit të brezave u angazhuan gratë e zonës me gatime tradicionale, produkte shporte dhe punime dore nga më të ndryshmet.

Në panairin e produkteve, të pranishmit shijuan ushqimin, këngët dhe vallet e bukura të zonës.

Për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, këto aktivitete shpalosin vlerat e zonës, forcojnë lidhjet mes banorëve dhe ftojnë turistët në qytet.

“Orikumi mbart atë historinë e vet. Kemi Orikun këtu, kemi Kishën e Marmiroit. Pra, ka shumë gjëra për të cilat realisht duhet të jemi krenarë. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizëm për të transmetuar traditën aq të fortë, me artizanët që kishim sot, jo vetëm me punët e dorës, por edhe me kulinarinë dhe ushqimin,” tha kryebashkiaku Ermal Dredha.

Prej 13 vitesh, Orikumi e ka kthyer në traditë këtë festë, si një mundësi për të kujtuar dhe trashëguar kulturën e krahinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme