Të shtëna me armë në shkollën katolike në SHBA. Vriten 2 fëmijë, plagosen 17 të tjerë

Të shtënat në shkollën katolike ‘Annunciation’ në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë rezultuar me dy fëmijë të vdekur dhe 17 të lënduar, përfshirë 14 fëmijë, dy në gjendje kritike, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat amerikane.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë që besohet të jetë te të 20-tat ka mbetur i vdekur. Deri më tani besohet se është vetëvrarë me armën e tij.
“Autori i dyshuar i të shtënave në Shkollën Katolike në Minneapolis besohet të jetë i vdekur” tha shefi i policisë së Minneapolis Brian O’Hara.
Sipas O’Haras i riu “nuk ka një shkuar kriminale”, ndërsa policia po heton për motivet e mundshme.
Autoritetet, përfshirë FBI-në dhe policinë lokale neutralizuan kërcënimin e mëtejshëm të autorit të kësaj ngjarje dhe pesë fëmijë po trajtohen në spitalin lokal.
Sipas K-12 School Shooting Database, më shumë se 140 të shtëna janë raportuar në shkollat fillore dhe të mesme në SHBA gjatë 2025-ës, duke treguar një nivel të lartë të vazhdueshëm të dhunës me armë në shkolla, pavarësisht një rënieje të lehtë krahasuar me vitet 2021-2024, ku mesatarja vjetore ishte rreth 330 incidente.
Kjo bazë të dhënash regjistron çdo incident me armë pavarësisht nga numri i viktimave apo koha e ngjarjes.
Përveç kësaj, të paktën gjashtë universitete, përfshirë Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe Universitetin e Neë Hampshire, përjetuan ndërprerje në ditën e parë të mësimit në 2025 për shkak të thirrjeve për sulme me armë duke shkaktuar panik në disa kampuse.
Në qershor 2024, dhuna me armë u konsiderua një epidemi e shëndetit publik, duke theksuar se shkalla e vdekjeve nga armët e zjarrit tek të rinjtë në SHBA është 11 herë më e lartë se në Francë, 36 herë më e lartë se në Gjermani dhe 121 herë më e lartë se në Japoni.
Të dhënat e policisë tregojnë 49 të shtëna në tre muajt e parë të 2025-ës, niveli më i ulët në pesë vjet, krahasuar me 70 të shtëna në të njëjtën periudhë të 2024-ës.
Kjo rënie mund të lidhet me përpjekjet lokale për të adresuar dhunën me armë, por ngjarja e fundit nënvizon sfidat e vazhdueshme për sigurinë në shkolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




