Koreja e Jugut: 2 mijë trupat e dërguar nga Pheniani që luftojnë për Rusinë në Ukrainë janë vrarë

Azi | 1 vit më parë

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ka bërë të ditur se rreth 2 mijë trupat e Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi për luftime në Ukrainë, janë vrarë.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) ndau vlerësimin gjatë një informimi me dyer të mbyllura për komisionin parlamentar të inteligjencës, u thanë gazetarëve përfaqësuesit Park Sun-ëon dhe Lee Seong-këeun.

NIS tha se Pheniani po planifikon të dërgojë gjithashtu rreth 6 mijë ushtarë në Rusi në grupin e tretë të vendosjes së trupave për të ndihmuar luftën e Moskës me Ukrainën, ndërsa rreth 1 mijë inxhinierë kanë mbërritur tashmë në Rusi.

Sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut trupat që dërgohen nga Pheniani do të vendosen në “frontin e pasmë si forca rezervë” duke treguar mundësinë e një ndryshimi të lidershipit midis trupave të dërguara.

“Koreja e Veriut ka bërë të ditur se ka pësuar rreth 350 humbje jetësh të ushtarëve në fazën e parë dhe të dytë të dërgimit të trupave në Ukrainë që kanë luftuar përkrah forcave ruse ndërsa NIS raportoi të paktën 600 vdekje në një informim për komisionin parlamentar të inteligjencës në prill”, tha Lee, duke vënë në dukje se NIS ka rritur vlerësimin e saj për numrin e të vdekurve në 2 mijë pas një “vëzhgimi gjithëpërfshirës” me vendet e tjera.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 13 mijë trupa dhe armë konvencionale për të mbështetur përpjekjet luftarake të Rusisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme