Pas 1 jave mungesë, Trump mban konferencën për shtyp, hedh poshtë zërat mbi gjendjen e tij shëndetësore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një konferencë për shtyp, paraqitja e parë publike pas 1 jave mungesë, ku hodhi poshtë teoritë që qarkulluan në rrjetet sociale mbi shëndetin e tij.
Trump tha se ai kishte ishte “shumë aktiv” gjatë fundjavës dhe hodhi poshtë raportet në mediat sociale si “lajme të rreme”.
Po ashtu ai theksoi se administrata e tij do të apelojë vendimin që rrëzoi shumë nga tarifat e tij gjithëpërfshirëse. “Një vendim i gabuar nga gjykata konservatore do të nënkuptonte shkatërrim për vendin tonë”. Tregu i aksioneve ka nevojë për tarifat”, tha ai.
Ndalur te lufta në Ukrainë, Presidenti amerikan tha se është “shumë i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Jam shumë i zhgënjyer me të. Ai dhe unë kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer. Shumë i zhgënjyer. Mijëra njerëz po vdesin“, tha Trump.
Ai nuk bëri me dije në mënyrë specifike nësse do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por tani, shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, mund ta them këtë, dhe ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë“, tha Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





