Simpoziumi i skulpturës në parkun e Korçës, aktiviteti ndërkombëtar do të mbahet nga 18-27 shtator
Në qytetin e Korçës, i njohur për traditën dhe dashurinë ndaj artit, rikthehet këtë vit Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Park, një aktivitet që synon të pasurojë hapësirat publike me vepra artistike bashkëkohore. Ky simpozium do të mbledhë bashkë skulptorë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët përmes krijimtarisë së tyre sjellin një frymë të re në peizazhin urban.
“Vazhdon si një event që do të pasuroj edhe më tej muzeun e hapur në parkun e qytetit. Këtë vit do të kemi 5 skulptor të cilët janë zgjedhur me shumë kujdes të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës”, u shpreh Blerta Belliu, Drejtoresh e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”.
Belliu thotë se skulptorët, do t’i realizojnë punimet e tyre në ambientet e Parkut Rinia.
“Ata që janë të pasionuar pas skulpturës do të kenë mundësinë të shijojnë ekspozimit e veprave në park” tha ajo.
Muzeu natyror i artit bashkëkohor “Skulpturat e Parkut” ndodhet në hyrje të Parkut Rinia në qytet dhe në të janë ekspozuar rreth 60 skulptura të punuara në dru dhe gur në 17 vite që prej themelimit të këtij simpoziumi.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




