Presidenti Begaj uron shqiptarët për 81-vjetorin e Çlirimit dhe kryen homazhe te “Nëna Shqipëri”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët me rastin e Ditës së Çlirimit, duke theksuar rëndësinë e vlerave të lirisë dhe sakrificës së dëshmorëve.
“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen,” u shpreh Presidenti Begaj.
Me rastin e 81-vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Kreu i Shtetit kreu homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri”, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.








