Orë të tëra punë, izolohet çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit në Lezhë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Argjinatura e çarë e lagunës së Vainit në zonën e Tales është arritur të izolohet, megjithatë rreziku vijon të mbetet prezent. Operacioni i ndërhyrjes ka përfunduar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku janë hedhur tonelata gurësh dhe inertesh për të mbyllur çarjen.

Mjetet e ushtrisë pritet të rikthehen sërish në terren gjatë ditës për të vijuar me perforcimin e argjinaturës, e cila ende ka rrjedhje uji. Fatmirësisht, çarja e argjinaturës për herë të dytë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën e bregut të Matës.

Ndërkohë, që prej datës 23 nëntor, policia ka kryer veprime verifikuese dhe ka referuar materialet në Prokurori lidhur me çarjen e argjinaturës. Dyshohet se incidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e mos hapjes së kanalit natyror që siguron komunikimin e detit me lagunën e Vainit.

Elvis Hila

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme