“Kërcimi i Tropojës”, aktivitet në 1-vjetorin e hyrjes në UNESCO
Tupanat dhe krahëshqipet e valltarëve kanë ndezur skenën e Pallatit të Kulturës në Tropojë. Breza të thyer në moshë deri te më të vegjlit, duket sikur fluturojnë në Kërcimin e Tropojës. Kostumet e djemve dhe vajzave i shtojnë hijeshinë aktivitetit në 1-vjetorin e futjes në UNESCO të Kërcimit të Tropojës. Mjeshtri i koreografisë, Skënder Haklaj, “Kërcimin e Tropojës” e krahason me të paimagjinueshmen.
“Kërcimet tropojanë janë si bjeshka, të lidhura në rrënjë dhe të ndara në kreshta”, u shpreh Haklaj.
Skënderi thotë se do të bëhet i përvitshëm ky aktivitet, i cili synon të përcillet ndër breza ashtu siç është përcjellë ndër shekuj.
“Çdo 4 dhjetor festë në Tropojë dhe do ta bëjmë propozim për ta ligjëruar dhe Bashkia”, tha ai.
Kërcimi i Tropojës është i veçantë dhe të pushton që në gjëmimin e parë të tupanit. Për veçoritë artistike, UNESCO e cilësoi pasuri botërore si pjesë e këtij organizmi të kulturës dhe trashëgimisë botërore që nga 4 dhjetori i 2024.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




