Arritjet në arenën ndërkombëtare, Presidentja e Kosovës viziton skuadrën e Dritës

Kosova | 11 muaj më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar skuadrën e Dritës, duke e përgëzuar për ecurinë që skuadra nga Gjilani ka bërë në arenën ndërkombëtare këtë sezon.

“Sot patëm nderin dhe privilegjin të presim në FC Drita në një vizitë historike Presidenten e Republikës së Kosovës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. Kjo ishte një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e klubit tonë, një moment që na mbushi me krenari dhe motivim të jashtëzakonshëm.

Prania e Presidentes në ambientet tona është vlerësim i madh për punën, përkushtimin dhe rolin që FC Drita ka në zhvillimin e sportit, komunitetit dhe rinisë. Ky takim na inkurajon të vazhdojmë rrugëtimin tonë me edhe më shumë energji dhe përgjegjësi.

Në emër të klubit, lojtarëve, stafit dhe gjithë tifozëve bardhekaltër, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për këtë vizitë. FC Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia e vlerave dhe suksesit”, shkruhet në postimin e klubit nga Gjilani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme