Xabi Alonso: Skuadra është me mua, nëse je trajner i Realit të Madridit duhet të jesh i përgatitur për këto situata

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Këto janë ditë të trazuara për Real Madridin pas humbjes tronditëse në shtëpi ndaj Celtës dhe rezultateve të fundit nën pritshmëritë. Xabi Alonso ka qenë në bankën e të akuzuarve dhe nesër në mbrëmje kundër Manchester Sitit të Pep Guardiolës, jo vetëm tre pikët janë në lojë, por edhe e ardhmja e tij.

“Ky është një ekip dhe të gjithë jemi në të njëjtën barkë. Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh gati t’i qasesh këtyre situatave me qetësi dhe përgjegjësi”, shpjegoi trajneri i madrilenëve në një konferencë për shtyp. “Celta është pas krahëve dhe sot është vetëm City. Në futboll, gjërat mund të ndryshojnë shpejt.”

Xabi Alonso komentoi thashethemet për shkarkimin e tij: “Fokusi im është në fushë, te City. Jam i përqendruar në këtë. Jemi të përgatitur mendërisht për t’u përballur me çfarëdo që na pret. Ekipi është i bashkuar dhe i bindur se mund të fitojmë nesër. Për ta bërë këtë, do të duhet të luajmë një ndeshje të mirë, me ritëm të mirë dhe intensitet të lartë.” Së fundmi, kur u pyet nëse ekipi është pas tij, ai dha një përgjigje të shkurtër: “Po.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme