Sacchi vlerëson Milanin: Meriton titullin, Allegri ka një avantazh ndaj Napolit dhe Interit

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Pas fitores me përmbysje në Torino duke u barazuar me pikë me  Napolin në krye të tabelës, Arrigo Sacchi nuk ka më dyshime: Milani është një pretendent serioz për titull. Duke shkruar në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri analizon garën trepalëshe (me Interin një pikë prapa) dhe identifikon asin e vërtetë për ekipin e Massimiliano Allegrit: mungesën e angazhimeve shtesë.

Të qenit jashtë garave evropiane dhe Kupës së Italisë, për Sacchi-n, “nuk është një detaj, por një plus, kuqezinjtë mund të mbërrijnë më të freskët në pranverë, kur gjithçka të vendoset”.

Sacchi më në fund vlerëson “vazhdimësinë e sapogjetur” dhe punën e trajnerit toskan: “Allegri ka meritën që ka ndërtuar një projekt vetëm në pak muaj. Tani lojtarët dinë si të vuajnë dhe të lëvizin si një njësi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme