Sulo: Rama nuk do pranojë të votojë heqjen e imunitetit të Ballukut

Aktualitet | 11 muaj më parë

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë të votojë heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sulo theksoi se ndryshe nga rastet e mëparshme, sot kemi të bëjmë me një rast tjeër.

“Te z. Tahiri ne kishim refuzim ndaj prokurorisë  për imunitetin për arrestin, i dhanë autorizimin për të kontrolluar shtëpinë.

Po ishte prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ishte e 2018 që as ishte futur reforma dhe institucionet e reja, SPAK-u dhe GJKKO-ja në funksionim.

Tani steka është ngritur. Nuk mundet më, flasim për zëvendëskryeministër dhe pastaj është kryeministri. Rama mundohet te tekstt që t’i kundërvihet arrestit jo përmbajtjes, masës.

Për arrestin pa gjyq ai nënkupton që nuk duhet të ketë fare arreste duhet të ketë gjykim në liri. Vendimi është tjetër punë. Po për z. Berisha, po për z. Meta, po për z. Beleri e të tjerë. Tani u kujtua kryeministr…”, u shpreh Sulo.

Nisur nga reagimi i kryeministrit Edi Rama mbi kërkesën e SPAK, Sulo tha se ai e lexon këtë kërkesë duke nënkuptuar se qëndrimi i Edi Ramës është se “nuk do ta votoj kërkesën e SPAK për arrestimin e zonjës Balluku. Ky është mendimi im”.

“Të premten mblidhet Këshilli i Mandateve, të shohim deri atëherë, por sot për sot ai nuk e lejon, dhe kjo hap siparin e një beteje të fortë”, tha Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme