Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit për festat e fundvitit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Në Portin e Durrësit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga portet italiane, kryesisht nga Bari.

Ashtu si çdo fundvit, edhe këtë dhjetor kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve që operojnë në linjën Bari–Durrës dhe anasjelltas, për të përballuar kërkesën e shtuar.

Mëngjesin e sotëm në port kanë mbërritur tre tragete, të cilët kanë sjellë afro 1000 pasagjerë dhe rreth 300 automjete.

 Ndërkohë, gjatë mbrëmjes pritet të mbërrijnë edhe dy tragete të tjerë nga Bari, duke e rritur ndjeshëm fluksin e udhëtarëve.

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë të ditur se ky fluks pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor, ditë që pritet të shënojë edhe numrin më të lartë të udhëtarëve që kthehen për festat e fundvitit.

Autoriteti Portual i Durrësit, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganën, ka marrë të gjitha masat për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve në kohë sa më të shpejtë, duke garantuar një menaxhim efikas të situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme