Salianji pretendon se e kanë larguar si drejtues politik në Njësinë 6, Noka: S’ka qenë drejtues politik, është vetëpërjashtuar

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike ka urdhëruar largimin e tij si drejtues politik në njësinë nr. 6 në Tiranë. Por ndaj këtij pretendimi ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD‑së, Flamur Noka, i cili mohon që Salianji të ketë pasur ndonjëherë këtë rol.
Sipas Nokës, drejtuesi politik i PD‑së në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi, ndërsa Salianji ka qenë vetëm i deleguar për fushatën e pritshme të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Me ndërprerjen e fushatës, PD, sipas Nokës, ka tërhequr të gjithë të deleguarit.
“Ervin Salianji nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi. Salianji ka qenë i deleguar për fushatën, dhe me ndërprerjen e saj, të deleguarit janë tërhequr,” deklaron Noka.
Ai shton se largimi i Salianjit nuk lidhet me vendime të brendshme politike, por me veprimet e tij të mëparshme.
“Siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga përfaqësuesi i botës së krimit Suel Çela është vetëpërjashtuar,” thekson Noka në reagimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




