Fest- 64, nis nata e dytë në Pallatin e Kongreseve, zbulohet formula e zgjedhjes së këngëve që shkojnë në natën finale

Skena magjike e Pallatit të Kongreseve ka ngritur siparin për natën e dytë të Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH. Pas një nate të parë plot emocione, sonte plotësohet “mozaiku” me 14 artistët e mbetur, duke çuar në 28 numrin total të këngëve konkurruese që synojnë trofeun e madh dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.
Guri i çmuar i këtij festivali mbetet Orkestra e RTSH-së, e cila shoqëron live çdo interpretim, duke garantuar nivelin më të lartë muzikor.
Surpriza e madhe e natës pritet të jetë edhe performanca mbyllëse e tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj. Si kryetar i jurisë, Lahaj do të zbresë nga paneli i vlerësimit për t’i dhuruar publikut një moment magjik në skenë, i cili do të pasohet nga një mini-intervistë ku do të ndajë emocionet e këtij edicioni.
Formula e finales
Organizatorët kanë bërë të qartë mekanizmin që do të dërgojë artistët drejt natës finale. Nga 28 këngëtarë që nisin rrugëtimin:
• 23 artistë do të kalojnë në finale.
• 5 artistë do të skualifikohen.
• Finalja do të ketë 5 vende për “Debutuesit” dhe 18 vende për kategorinë “Big”.
Votimi
Fituesi i madh do të vendoset nga një balancë mes Jurisë (50%) dhe Publikut (50%) përmes votimit me SMS.
Juria e Fest 64
Shtatë emra autoritarë të artit dhe medias kanë marrë përsipër barrën e vlerësimit:
1. Ramë Lahaj (Kryetar – Tenor)
2. Bleona Qereti (Këngëtare)
3. Olen Çezari (Violinist)
4. Belinda Budini (Dekane, UET)
5. Valentin Veizi (Kompozitor)
6. Anila Basha (Gazetare)
7. Zef Çoba (Kompozitor)
Artistët që performojnë sonte
Gara e natës së dytë premton rivalitet të fortë me emra të njohur dhe talente të reja:
1. Savjana Vjerdha – Dimër për dimër, vjeshtë për vjeshtë
2. 2Farm – Valle mbi hi
3. Gerta Mahmutaj – Në krahët e tu
4. Sihana Haxhnikaj – Horizont
5. Luna Çausholli – Pa kufij
6. Erik Lloshi – Dy pika dashuri
7. Frensi – Tresh
8. Malvina Likaj – Përtej shpirtit
9. Vedat Ademi – Kur fjala mbaron
10. Kamela Islamaj – Pa pretendime
11. ThreeX – Vite
12. Endri Kaçaçi – Si unë
13. Fifi & Tiri Gjoci – Rri
14. Evi Reçi – Kodi i jetës
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




